Edon Zhegrova zyrtarisht jashtë planeve të Juventusit

Futboll

Edon Zhegrova zyrtarisht jashtë planeve të Juventusit

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 22:27
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit në UEFA Europa League.

Ylli i Kombëtares së Kosovës nuk është ftuar për ndeshjet e garave të UEFA-s nga trajneri Luciano Spalletti.

Madje, Zhegrova nuk është futur as në Listën B.

Kujtojmë që Zhegrova është paralajmëruar nga klubi që të gjejë ambient të ri gjatë merkatos së verës.

Por, sipas disa raportimeve, “luani” i Kosovës vendosi të qëndronte te “Zonja e Vjetër” edhe pse ka ende kohë për t’u larguar./Indeksonline/.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat