Jo vetëm eliminim nga Champions-i, disfata e Barcelonës është më e rëndë se kaq

Futboll

Jo vetëm eliminim nga Champions-i, disfata e Barcelonës është më e rëndë se kaq

Më: 17 prill 2024 Në ora: 14:18
Xavi

Barcelona u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por njëherazi mbeti jashtë Botërorit të ri për Klubet, që organizohet nga FIFA dhe nis me strukturë ndryshe verën e vitit 2025 në SHBA. Për Spanjën, përveç Real Madridit, kualifikohet edhe Atletico Madridi në këtë kompeticion.

Sipas përllogaritjes së pikëve në tabelën hyrëse, Barça duhej të ishte kualifikuar në finalen e Champions League të këtij viti dhe të shpresonte që “colchoneros” të eliminoheshin kundër Borussia Dortmundit. Me eliminimin e të dyja skuadrave iberike në çerekfinale, renditja mbetet e pandryshuar dhe avantazhi i skuadrës së Simeone ndaj Blaugranave nuk mund të zvogëlohet më.

Lista e skuadrave evropiane që do të marrin pjesë në Botërorin e ri për Klube është pra pothuajse e plotë. Vendi i fundit i disponueshëm do të dalë nga “gara me dy kuaj” mes Arsenalit dhe Salzburgut.

“Topçinjtë” janë përpara austriakëve në renditje, por kjo nuk llogaritet dot ende, sepse Anglia ka kualifikuar tashmë Chelsea dhe Manchester City si fitues të Ligës së Kampionëve më 2021 dhe 2024. Për këtë arsye Arsenali mund të kualifikohet vetëm nëse fiton Ligën e Kampionëve. Përndryshe, duke pasur parasysh se skuadrat e tjera në Champions League tashmë janë kualifikuar, Salzburgu do të jetë ai që buzëqesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat