Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon befasi në “Anfild Roud”

Futboll

Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon befasi në “Anfild Roud”

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:50
Berat Gjimshiti

Në orën 21:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës Europa.

Padyshim supersfida e mbrëmjes është Milan-Roma, përballja e dy skuadrave italiane.

Pas nuk mbetet as dueli Liverpul-Atalanta, ku Berat Gjimshiti së bashku me shokët do të kërkojnë fitoren në stadiumin  “Anfield”.

Ndërkohë gjermanet e Leverkusenit, që janë ende të pamposhtur, do të kërkojnë vazhdimin e serisë ndaj Uest Hemit. Ndërkohë një përballje e madhe është në Portugali me Benfikën që mirëpret Marsejën.

Ndeshjet e para të çerekfinales

Milan-Roma

Liverpul-Atalanta

Leverkusen-Uest Hem

Benfika-Marsejë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat