Maldini: Unë nuk jam thjesht një mbiemër

Futboll

Maldini: Unë nuk jam thjesht një mbiemër

Më: 6 prill 2024 Në ora: 14:29
Daniel Maldini

“Unë jam shumë më tepër se një mbiemër”-kështu u shpreh Daniel Maldini, ndërsa u pyet se çfarë do të thotë të jesh djali i Paolo-s.

Në një prononcim të bërë për mediet, lojtari që ndodhet te Monza në formë huazimi nga Milan-i shtoi se

“Ne jemi një familje normale, e shoh babin pas ndeshjeve.

Më jep disa këshilla, por mbi të gjitha ne bisedojmë për çdo gjë. Pritet gjithmonë diçka më shumë nga unë, si për cilësitë e mia ashtu edhe për mbiemrin.

Megjithatë jam mësuar tani, gjithmonë kështu do të jetë. Në fund të fundit kjo është pjesa më delikate e karrierës sime”- deklaroi mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat