Superkupa e Italisë vazhdon shtegëtimin

Futboll

Superkupa e Italisë vazhdon shtegëtimin

Më: 29 mars 2024 Në ora: 13:37
Interi

Më në fund vjen zyrtarizimi, Superkupa e radhës e Italisë për vitin 2025 do të vijojë të luhet në Arabinë Saudite.

Nuk do të ketë as ndryshim të skemës aktuale.

Pra, për trofeun do të garojnë 4 skuadra me dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Vendimi që i hapi rrugë ndeshjeve në Lindjen e Mesme erdhi pas asamblesë së “Lega Serie A” që u zhvillua mëngjesin e së premtes. Superkupa e Italisë është parashikuar të luhet në muajin janar të vitit 2025.

Fituesi në fuqi i këtij kompeticioni është skuadra e Interit. Arabia Saudite do të presë këtë event për herë të pestë në histori, pas finaleve të viteve 2018, 2019, 2022 dhe së fundmi të vlefshme për 2023-shin.

Skema e aplikuar do të jetë pjesë në sezonin e dytë rresht me 4 skuadrat më të forta, të cilat përcaktohen në këtë formë, fituesja e kampionatit, fituesja e Kupës, finalistja e Kupës si dhe vendi i tretë në kampionat.

Juventusi mban rekordin e titujve në këtë turne me 9 suksese, i ndjekur nga Interi me 8 dhe Milani me 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat