Shqipëria harron golin, çfarë shkoi keq me kuqezinjtë?

Futboll

Shqipëria harron golin, çfarë shkoi keq me kuqezinjtë?

Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:08
Altin Sulçe

Shqipëria pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e radhës me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Suedisë në Stokholm.

Ashtu si dhe ndaj Kilit, edhe në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars, takim ky në kuadër të përgatitjeve për Europianin, kuqezinjtë shfaqën probleme në konkretizimin e aksioneve të shumta në zonë.

Për të mësuar më shumë mbi këtë dështim të Shqipërisë në dy testet para finaleve të Gjermanisë, në studion e lajmeve ishte gazetari dhe moderatori i emisionit “Ora Sport”, Altin Sulçe.

“Ishte një ndeshje e vështirë sepse edhe nordikët e donin një rezultat pozitiv pasi edhe ata vinin nga një humbje. Shënuan një gol që mendoj se mund të ishte shmangur.

Ne jemi një vend i vogël që kemi bërë edhe futboll të madh.

Pjesëmarrja në Gjermani është një hap shumë i madh. Por ne nuk kemi kohë as për pushim e as për argëtim. Por duhet shumë punë për të qenë gati për në Gjermani.

Ne kemi forcë të vetëm grupin dhe zemrën dhe falë asaj arritëm të shkonim në Gjermani.

Ne patëm një dush të mirë nga mediat për Kombëtaren, dhe asaj i bëri mirë ky dush pas ndeshjes me Kilin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat