Befasohet Barcelona, merr ofertë 100 milionëshe për këtë lojtar

Futboll

Befasohet Barcelona, merr ofertë 100 milionëshe për këtë lojtar

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:58
Ronald Araujo

Ronald Araujo mund të ndëroj ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e Araujo.

Por, ndër më të interesuarat është Bayern Munich.

Sipas mediave gjermane, bavarezët kanë gati ofertën prej 100 milionë eurosh.

Oferta përfshinë një mega pagë edhe për mbrojtësin uruguajan.

Një propozim i nisur nga klubi gjerman përmes një ndërmjetësi ka arritur tashmë në adresën e Barcelonës.

Barcelona ka paraqitur një ofertë rinovimi në një takim që Deco pati me përfaqësuesit e mbrojtësit.

Gjithçka tash varet ka vet futbollisti se a do të vazhdojë me Barcelonën, apo do ta pranojë këtë ofertë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat