Vidal denoncohet në Brazil

Futboll

Vidal denoncohet në Brazil

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:45
Arturo Vidal

“Dhimbje koke” të reja për Arturo Vidal.

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit, sipas asaj që shkruan “O Globo”, është denoncuar nga një agjenci imobiliare që merret me pronat luksoze.

Kiliani mësohet se ishte larguar nga apartamenti në Rio De Janeiro, ku jetonte gjatë kohës që luante me Flamengon duke e lënë në kushte të tmerrshme dhe pa paguar muajt e fundit të qirasë.

Shumat që “King Arturo” do të duhej të paguante janë rreth 4.500 dollarë si borxh për detyrimet e prapambetura, plus 45.000 dollarë për riparime dhe pastrime tapicerie e perdesh, dyshemeje etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat