Probleme të vjetra tek Anglia

Futboll

Probleme të vjetra tek Anglia

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:43
Pamje nga ndeshja

Humbja ndaj Brazilit në miqësore u cilësua si një eksperiment i mirë për Anglinë nga Gareth Southgate. Nr.1 i Tre Luanëve mori një tjetër përkujtim me vlerë rreth problemeve që ka ekipi i tij në prag të Euro 2024.

Një disfatë ndaj 5-herë kampionëve të botës nuk është fundi i botës për Gareth Southgate dhe analiza për ndeshjen duhet koncentruar më së miri brenda kontekstit, që skuadrës i mungonin Harry Kane dhe Bukayo Saka. Me fjalë të tjera, nuk ishte një mbrëmje për gjykime përfundimtare.

Gjithsesi, mbetet një paraqitje zhgënjyese e Anglisë që pësoi humbjen e parë që pas rezultatit të famshëm 2-1 ndaj Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2022.

Anglia pati momente sporadike në ndeshjen ndaj Brazilit, shpërdorimi i Ollie Watkins në pjesën e parë ishte mundësia më e mirë për të marrë kryesimin e sfidës. Një miqësore që patjetër pati një natyrë eksperimentale me debutimet që iu dhanë Anthony Gordonit, Ezri Konsas dhe 18-vjeçarit të Manchester United, Kobbie Mainoo.

Problemet e Anglisë nuk ishin tek debutimet. Por, në zonat që edhe në të kaluarën kanë sjellë dëm për Tre Luanët. Brazili kishte humbur tre ndeshjet e fundit dhe me trajnerin e ri Dorival Junior u dukën më deciziv dhe më tepër në kontroll të ndeshjes, duke e merituar fitoren. Mbrojtja e Anglisë, sidomos në qendër, ka qenë prej kohësh thembra e Akilit përballë kundërshtarëve të klasit më të lartë dhe u ekspozua edhe njëherë tjetër nga shpejtësia dhe cilësitë teknike të brazilianëve.

Kyle Walker, u largua shpejt nga fusha dhe do të jetë një shqetësim për City-n. Telashet e Anglisë vijnë nga krahu i majtë i mbrojtjes, me Harry Maguire dhe Lewis Dunk që nuk u dukën në lartësinë e duhur, por dhe Ben Chilwell gjithashtu. Maguire krenohet me rekordin në turnetë madhorë me Anglinë, pasi ka qenë pjesë e padiskuteshme e ekipit që prej Botërorit Rusi 2018, por ishte me fat që ekipi nuk u ndëshkua prej gabimit të tij kur pasoi mbrapa për tek Pickford dhe Raphinha nuk përfitoi.

Anglia ka pritshmëri të larta për në Euro 2024, por në fazën më decizive të turneve, gabime të tilla nuk kalojnë pa u ndëshkuar. Harry Kane është një prezencë e domosdoshme në sulm, jo vetëm për efikasitetin e tij para portës, por edhe për faktin që e gjithë loja centralizohet rreth tij, dhe me faktin që Kane kontribuon shumë edhe lojtarët anësorë, me krijimin e hapësirave, por edhe aftësitë për t’u shndërruar hera-herës në një playmaker. Puna e

Southgate si trajner sigurisht që i ka rritur pritshmëritë e anglezëve në kulm për Europianin në Gjermani, pas sigurimit të një gjysmëfinaleje në Botërorin e 2018, finaleje në Euro 2020 dhe çerekfinaleje në Botërorin e 2022.

Të gjithë këto arritje u mbyllën në zhgënjim në fund, ndaj Kroacisë, Italisë dhe Francës. Eksperienca e fituar tanimë, yjet e shumtë në dispozicion dhe grupi i konsoliduar kanë në dispozicion i bëjnë anglezët që të besojnë tek triumfi në tokën gjermane.

Humbja ndaj Brazilit ishte vetëm një pengesë në rrugën që Anglia synon për tek sukses, aspak një tronditje që duhet të vendosë në dyshim të gjithë procesin, por ishte sigurisht një ilustrim grafik se ku mund të përfundojnë edhe njëherë tjetër ambiciet maksimale të Anglisë në momentet kulminante ndaj kundërshtarëve elitarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat