Dajko dhe Gjini japin leksione për mbrojtjen

Futboll

Dajko dhe Gjini japin leksione për mbrojtjen

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:25
Shqipëria U-21

Jo vetëm Shqipëria A, në ditën e djeshme luajti edhe Shqipëria U-21.

Shpresat e Alban Bushit barazuan 0-0 në shtëpi ndaj Finlandës, ndërsa në takimin e parë në transfertë kishin humbur në shifrat 4-1 ndaj këtij rivali.

Por ajo që binte në sy në këtë ndeshje ishte siguria e madhe e qendrës së mbrojtjes.

Dajko dhe Gjini ishin në një nivel të lartë aq sa dukej se edhe sikur ndeshja të zgjaste për një ditë të gjithë, Shqipëria nuk do të pësonte kurrë gol.

Djemtë e Superiores i dhanë një leksion të madh për mbrojtjen edhe kundërshtarëve që vinin me shkolla europiane të futbollit. Por të dy sulmuesit që e nisën titullar te Finlanda do të zëvendësoheshin pasi u sfumuan nga dyshja kuqezi. Bravo Dajko dhe Gjini!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat