​Manchester Unitedit i nevojiten 100 milionë euro për dyshen e Serie A

Futboll

​Manchester Unitedit i nevojiten 100 milionë euro për dyshen e Serie A

Më: 23 mars 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Gjigantit anglez, Manchester United i nevojiten 100 milionë euro nëse dëshiron që të transferojë dyshen e Serie A, Giorgio Scalvini dhe Teun Koopmeiners.

Luciano Spalletti e vuri Scalvinin titullar mbrëmë në fitoren 2:1 kundër Venezuelas, dhe qendërmbrojtësi italian po monitorohet nga United këtë sezon, siç bën të ditur gazetari italian, Matteo Moretto.

Atalanta dëshiron 40 milionë euro për nënshkrimin e Scalvinit, ndërsa çmimi kërkues ër Koopmeiners është 60 milionë euro,.

Kjo nënkupton se United do t’i duhet të investojë 100 milionë euro për të transferuar dyshen e Atalantas në verë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat