Kosova trondit Armeninë në Yerevan, selektori i ri tregon muskujt

Futboll

Kosova trondit Armeninë në Yerevan, selektori i ri tregon muskujt

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 mars 2024 Në ora: 16:24 Përditësuar në ora: 18:55 më 22.03.2024
Pamje nga ndeshja, Milot Rashica me të bardha në veprim

Kosova fiton me golin e Rashicës

Kosova me zemër të madhe, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Armenisë.  

Rreth 10.000 shikues panë lojë të mirë në stadiumin në “Vazgen Sargsyan Republican" në Yerevan.

Për Armeninë ishte ndeshja e 250 zyrtare.

Armenia -  Kosova 0:1

Stadiumi “Vazgen Sargsyan Republican" në Yerevan.

Shikues: 10.000

Gjyqtar: I. Kvirikashvili (Gjeorgjia).

Shënues: Rashica (25').

Kartona të verdhë: Aliti, Muriç, Rrudhani, Loshaj..

Armenia: Buchnev (Beglaryan 82'), Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunyan, Harutyunyan, Bichakhchyan (Sevikyan 58'), Spertsyan, Briasco (Ranos 58'), Zelarayan (N. Grigoryan 74'), Margaryan (E. Grigoryan74').

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Paçarada (I. Krasniqi 84'), V. Berisha (Idrizi 69'), Loshaj, Zhegrova (Bytyqi 69'), Muslija (Rrudhani 69'), Rashica (A. Rrahmani 84') dhe Muriqi.

Kombëtarja e Kosovës ka treguar lojë më të mirë dhe në bazë të rasteve mëkat që nuk shënuan fitore më bindëse.

Selektori i ri Franco Foda e nisi me këmbë të mbarë me Kosovën,. me një fitore të madhe në ndeshjen miqësore.   

Selektori i ri tregon muskujt në debutim në pankinën e Kosovës.

Futbollisti Milot Rashica është kreator i fitores duke mos harruar edhe lojën superiore të Edon Zhegrovës, që ka qenë i pandalshëm për vendasit. 

Në minutën e 15-të, futbollisti Edon Zhegrova ka bërë një depërtim maestral dhe nga rreth 17 metra goditi bukur por mezi e priti portieri vendas, topi deri të Vedat Muriqi dhe ky shënoi gol megjithatë anulohet për pozitë jashtë loje.

Vedat Muriqi në minutën e 23-të shpërdoroi një rast të mirë 

Në minutën e 25-të, Edon Zhegrova depërtoi nga këndi i vdekur duke goditur por topi qëllon traversën dhe në shtyllën e dytë (e djathtë) gjendet Milot Rashica i cili nga afërsia shënoi për 0:1.

Në minutën e 45+2, armenët godasin nga gjuajtja e lirë por shtylla e majtë e ka shpëtuar portën e Dardanëve.

Në minutën e 53-të, Leart Paçarada për bukuri harkoi por Muriqi nga afërsia gjuajti jashtë portës, duke lëshuar një rast të mirë.

Fat për armenët në minutën e 56-të. Hovhannisyan gati shënoi autogol megjithatë e hoqi topin nga vija fatale duke shpëtuar gol të sigurt.

Në minutën e 62-të, Rashica brenda 16-shit por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 66-të, MIlot Raahica i vetmuar por nuk e kaloi portierin duke përfunduar topin në duart e këtij të fundit.

Djelmoshat tanë dalin ballëlart dhe të martën e ardhshme (19.00) ndeshen me Hungarinë vendase.

Kosova me zemër të madhe

(E plotësuar) - 90' Fundi i takimit.

85' Kosova afër fitores.

80' Edhe 10 minuta kanë mbetur.

77' Kosova po synon golin e radhës.

75' Selektori Franco Foda po shkon drejt fitores.

70' Rreth 10 mijë shikues në Zerevan.

Armenia -  Kosova 0:1

Shënues: Rashica (25').

Kartona të verdhë: Aliti, Muriç.

Armenia: Buchnev (Beglaryan 82'), Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunyan, Harutyunyan, Bichakhchyan (Sevikyan 58'), Spertsyan, Briasco (Ranos 58'), Zelarayan (N. Grigoryan 74'), Margaryan (E. Grigoryan74').

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Paçarada (I. Krasniqi 84'), V. Berisha (Idrizi 69'), Loshaj, Zhegrova (Bytyqi 69'), Muslija (Rrudhani 69'), Rashica (A. Rrahmani 84') dhe Muriqi.

66' MIlot Raahica i vetmuar por nuk e kaloi portierin duke përfunduar tiopin në duart e këtij të fundit.

62' Rashica brenda 16-shit por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë.

56’ Fat për armenët. Hovhannisyan gati shënoi autogol megjithatë e hoqi topin nga vija fatale duke shpëtuar gol të sigurt.

53' Leart Paçarada për bukuri harkoi por Muriqi nga afërsia godet jashtë portës, duke lëshuar një rast të mirë.

49' Lojë e mirë.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Armenia - Kosova 0:1 (shënues Milot Rashica 25').

45+2 Shtylla e majtë shpëtoi Kosovën.

45' Kosova më e mirë në pjesën e parë.

43' Rashica në mundësi të mirë por portieri e largon topin në korrne.40' Kosova është në epërsi.

35' Dardanët po luajnë më mirë.

32' Armenia po has në vështirësi.

29' Zhegrova është lojtari më i mirë deri me tash.

25'  Milot Rashica shënon. Edon Zhegrova depërton nga këndi i vdekur duke goditur por topi qëllon traversën dhe në shtyllën e dytë gjendet Milot Rashica e nga afërsia shënoi për 0:1.23' Muriqi shpërdoron një rast të mirë.

20' Muriqi po tenton në drejtim të portës.

17' Ndeshje e fortë.

]15' Edon Zhegrova ka bërë një depërtim maestral dhe nga rreth 17 metra godet bukur e mezi pret portieri vendas, topi derri të Vedat Muriqi dhe kz shënon megjithatë anulohet goli për pozitë jashtë loje.

13' Kosova po e kërkon golin.

10'  Kosova po insiston përmes Milot Rashicës.

7' Armenia ka shtuar presionin.5' Kosova po luan me kujdes të shtuar në Yerevan.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Mijëra shikues në stadium.

Gjithçka gati.

Kosova gati

Kanë mbetur edhe pak minuta drejtë fillimit të miqësores mes Armenisë e Kosovës, e cila zhvillohet ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit.

Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.

Takimi mes Armenisë e Kosovës do të nis nga ora 17:00.

Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e verdh e kaltërve për muajin mars.

Katër ditë më vonë, luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë në Budapest.

Franco Foda është gati të debutojë si trajner i Kosovës

Franco Foda është gati të debutojë si trajner i Kosovës pikërisht me miqësoren ndaj Armenisë në Jerevanin e largët.

Tekniku 57-vjeçar gjerman mori drejtimin e dardanëve më 17 shkurt të këtij viti dhe pikërisht miqësoret ndaj Armenisë sot dhe Hungarisë katër ditë më vonë, do të jenë edhe ndeshjet e para të tij në krye të Kosovës.

Sfida Armeni-Kosovë starton në orën 17:00 në ekranin e SuperSport 3.

Foda ka ndarë mendjen për formacionin, duke preferuar një rreshtim 4-3-3 me Rashicën, Zhegrovën e Muriqin në repartin e sulmit.

Armenia - Kosova, formacionet zyrtare

Gjithçka është gati për sfidën Armenia - Kosova.

Ndeshja miqësore zhvillohet në Yerevan.

Ndeshja fillon në orën 17.00.

Publikohen formacionet e kombëtareve.

Selektori i ri i Kosovës, Franco Foda, synon ta nis me këmbë të mbarë.

Armenia - Kosova

Armenia:] Buchnev, Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunyan, Harutyunyan, Bichakhchyan, Spertsyan, Briasco, Zelarayan, Margaryan.
Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Paçarada, V. Berisha, Loshaj, Zhegrova, Muslija, Rashica dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat