Bukayo Saka lë grumbullimin me Kombëtaren e Anglisë

Futboll

Bukayo Saka lë grumbullimin me Kombëtaren e Anglisë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 09:59
Bukayo Saka

Kombëtarja e Anglisë do t’i bëjë llogaritë për dy miqësoret e këtij muaji pa futbollistin Bukayo Saka.

Futbollisti i Arsenalit është larguar nga kampi i Anglisë, duke mos arritur të stërvitet me Kombëtaren dhe është kthyer në klubin e tij për rehabilitim.

“Sulmuesi i Arsenalit shkoi në St. George’s Park me një dëmtim dhe nuk ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitje”, thuhet në komunikatën e federatës angleze.

Mësohet se vendimi për tërheqjen e Sakës nga skuadra është marrë për një masë paraprake dhe jo për një dëmtim të rëndë.

Anglia këtë muaj luan miqësore kundër Brazilit dhe Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat