Armenia paralajmëron konferencën e kombëtares së Kosovës

Futboll

Armenia paralajmëron konferencën e kombëtares së Kosovës

Nga: K. Goca Më: 20 mars 2024 Në ora: 15:16
Oleksandr Petrakov

Ndeshja miqësore ndërkombëtare ndërmjet Armenisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 22 mars në orën 17.00.

“Më 21 mars në ora 17:30 (sipas orës armene) në sallën e konferencave për shtyp të Stadiumit Republikan

‘Vazgen Sargsyan do të mbahet konferenca për shtyp para ndeshjes e selektorit të Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe njërit prej lojtarëve.

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet më 21 mars në ora 18:00 (sipas armene) në stadiumin Republikan ‘Vazgen Sargsyan’. 

Konferenca për shtyp para ndeshjes e trajnerit të Kombëtares Armene, Oleksandr Petrakov dhe një prej lojtarëve do të zhvillohet më 21 mars në orën 19:00 (sipas orës armene) në sallën e konferencave për shtyp të Stadiumit Republikan Vazgen Sargsyan dhe do të transmetohet në rrjetet sociale dhe faqet zyrtare të FFA.

Stërvitja para ndeshjes së kombëtares armene do të zhvillohet më 21 mars në orën 19:30 në stadiumin Republikan Vazgen Sargsyan”, njofton federata e futbollit armen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat