Francezi refuzon

Futboll

Francezi refuzon

Më: 20 mars 2024 Në ora: 11:52
Olivier Giroud

Karrierës së gjatë dhe spektakolare, të “bomberit” francez, Olivier Giroud, në Evropë, duket se po i vjen fundi, të paktën kështu raportohet, në prestigjiozen italiane, “Gazzetta dello Sport”, në të cilën thuhet se “veterani” francez ka refuzuar çdo lloj marrëveshje rinovimi, me “Djajtë” e Milan dhe dëshiron kalimin me ngulm, në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Giroud po planifikon kalimin në kontinetin e largët, verën e këtij viti, te skuadra e Los Angeles FC moment ku i skadon kontratat edhe me “gjigantët” e futbollit, italian, me këta të fundit që i kanë ofruar 37-vjeçarit, një kontratë të re të vlefshme deri në fundin e sezonit të vitit 2025, por që është refuzuar nga sulmuesi.

Prej vitit 2021, Giroud gjendet te “Kuqezinjtë”, ku ka arritur të fitojë edhe një “Scudetto”, gjë të cilën e arriti që në sezonin e tij të parë, me “Djajtë” e Milanos.

Ndërkaq, më herët në karrierën e tij, francezi ka luajtur me ekipe si Grenoble, Tours, Montpellier, Arsenal e Chelsea, ku ka arritur të fitojë një sërë trofesh, si UEFA Europa League, Champions League, FA Cup, Community Shield, si dhe trofeun e Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat