Vllaznia shkon e favorizuar ndaj verilindorëve

Futboll

Vllaznia shkon e favorizuar ndaj verilindorëve

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:19
Vllaznia

Kukësi do të presë në shtëpi Vllazninë ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës  Arena”, do të startojë në orën 14:00.

Një sfidë në të cilën objektivat janë krejtësisht të ndryshëm. Kukësi kërkon pikë për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, ndërsa shkodranët dëshirojnë fitoren me doemos për të parakaluar Egnatian dhe për të marrë kreun e klasifikimit.

Gjithashtu, ajo ç’ka “tremb” disi Kukësin, është e shkuara përballë Vllaznisë.

Në 10 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave, kuqeblutë kanë fituar plot 6 herë. 3 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim, ndërsa vetëm në 1 rast ka triumfuar Kukësi.

Pavarësisht statistikave të së shkuarës, Bledar Devolli e ka ringjallur disi ekipin dhe pritet që në “Kukës Arena” të dhurohet spektakël nga të dyja kampet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat