Shkupi mburret me Hamza Ramanin

Futboll

Shkupi mburret me Hamza Ramanin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:30
Hamza Ramani

Në fund të muajit mars, Maqedonia deri në moshën 21 vjeçe vazhdon me ndeshjet për kualifikim në Kampionatin Evropian "Sllovaki 2025".

"Trajneri i U21 Kanatlarovski, në listën e të ftuarve e ka përfshirë edhe mesfushorin e ekipit tonë Hamza Ramani, i cili që nga ardhja në ekip ka fituar besimin e plotë të trajnerit Zhizhoviç dhe pothuajse nuk ka munguar në asnjë ndeshje.

Përfaqësuesja U21 e drejtuar nga Dragi Kanatllarovski luan dy ndeshje në shtëpi kundër Gjibraltarit dhe Suedisë.

Ndeshja kundër Gjibraltarit është caktuar për më 21 mars, ndërsa më 26 mars, luajmë kundër Suedisë. Të dy ndeshjet luhen në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat