Dinamo ndaj Tiranës për 3 pikët e “Final – Four”

Futboll

Dinamo ndaj Tiranës për 3 pikët e “Final – Four”

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:17
Dinamo

Dinamo dhe Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në kuadër të javës së 28-të të Superiores, sfidë që do të luhet ditën e dielë në “Air Albania”. Një duel majft i rëndësishëm që vë përballë dy ekipet që synojnë një vend në “Final – Four”.

“Blutë” vijnë në këtë takim më mirë fizikisht, pasi nuk luajtën javën e kaluar ndaj Teutës për shkak të kushteve të rëndëuara atmosferike në të cilën u përfshi vendi ynë. Në këto kushte dinamovitët mund ta kthjenë në favorin e tyre këtë rast.

Ndërkohë gjithashtu skuadra e udhëhequr nga Dritan Mehmeti do të tentojë edhe fitoren e parë ndaj bardhebluve në këtë sezon.

Në 3 përballjet e deri tanishme, Tirana ka arritur të fitojë në dy ndeshje dhe kanë barazuar në një tjetër. Në këto kushte “Blutë” janë gati për ‘hakmarrjen’ dhe për të lënë prapa një rival direkt për “Final – Four”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat