Baston: Zhgënjimi është i madh

Futboll

Baston: Zhgënjimi është i madh

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:21
Alessandro Bastoni e Griezmann

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni e pranon se zhgënjimi është shumë i madh në skuadrën e tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

“Nerazzurrët” mbrëmë u mundën nga Atletico Madrid (3-2), pas penalltive duke i dhënë fund aventurës në ligën më të madhe evropian për këtë sezon.

Bastoni përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, thotë se zhgënjimi është i madh, por ai thotë se sot më shumë së kurrë është nder të jesh pjesë e Interit.

“Zhgënjimi është i madh, por sot më shumë se kurrë është nder të jesh pjesë e këtij ekipi!

Ne do të reagojmë si një familje! Kemi një punë për të përfunduar! Gjithmonë dhe vetëm Interi”, ka shkruar Bastoni.

Interi tashmë do të fokusohet në garën për titull të kampionit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat