Dimarco: Atletico skuadër e fortë

Futboll

Dimarco: Atletico skuadër e fortë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:16
Dimarco

Interi do të ndeshet të mërkurën mbrëma ndaj Atletico Madrid në transfertë për ndeshjen e kthimit të 1/16 të Champions League, aty ku sot do të mësohet se cili ekip do të kalojë në fazën e çerekfinales.

Inter triumfoi në Milano me rezultatin 1-0, por në mbrëmje ndaj Atletico në “Wanda Metropolitana”, do të jetë një njetër ndeshje.

Në lidhje me këtë përballje, anësori i Interit, Dimarco, u shpreh se avantazhi i ndeshjes së parë vlen pak në këtë përballje.

“E dimë forcën e kundërshtarëve tanë, ata janë realisht një ekip shumë i fortë, sidomos në Champions League.

Do të futemi në fushë për të luajtur lojën tonë, si në takimin e parë. Do të jetë e vështirë, si gjithmonë, por ne jemi gati. Kemi një avantazh minimal, por e dimë që vlen fare pak. Rëndësi ka ta nisim mirë dhe të mos gabojmë.

Jam shumë i kënaqur me çfarë po bëjmë këtë sezon.

Kemi një dëshirë të madhe për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni”, u shpreh Dimarco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat