Albertini tregon rreziqet që i presin zikaltrit

Futboll

Albertini tregon rreziqet që i presin zikaltrit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:01
Demetrio Albertini

Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit, i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Atletico Madridit dhe Barcelonës, gjatë një interviste të gjatë dhënë për “Repubblica”, ka analizuar sfidën e kthimit të Champions League të Interit ndaj Atletico Madrid:

“Ky ballafaqim i Champions League nuk lë askënd indiferent. Do të jem në Madrid, në stadium. Pres një ndeshje intensive, Inzaghi është një trajner i madh. Ai është treguar më se i mirë. Në fushë si futbollist ishte oportunist, sulmuesit duhej të ishin egoistë. Jetonte për futbollin, ishte i përgatitur, kishte entuziazëm.

Cilat janë rreziqet për zikaltrit? Entuziazmi dhe dinamizmi i Atletico Madridit, si dhe vështirësia e stadiumit. Skuadra e Simeone po vuan në La Liga, kjo ndeshje vlen shumë për ta. Rikuperimi i disavantazhit 1-0 do t’i detyrojë ata të japin gjithçka.

Çfarë kujtimesh kam nga koha ime në Madrid? Të mrekullueshme.

Lidhja ishte e fortë. Takova kapitenin tim Aguilera dhe u përqafuam. Është më italiani nga skuadrat spanjolle. Mos harroni se unë jam i lidhur edhe me Barcelonën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat