Reali dhe Manchester City afër kualifikimit

Futboll

Reali dhe Manchester City afër kualifikimit

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:39
Pamje nga një ndeshje

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me dy ndeshje shumë interesante.  Në “Santiago Bernabeu”, 14 herë fituesit Championsit presin RB Leipzig. Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi me fitoren e Los Blancos minimalisht 0-1.

“Galaktikët” vijojnë të mbeten pa mbrojtësit, David Alaba e Eder Militao, si dhe “gardiani”, Thibaut Courtois, megjithatë këto mungesa tashmë nuk ndihen.

Në krahun tjetër, “Qytetarët” e Manchester City presin në “Etihad Stadium”, “gjigantët” danezë, të Copenhagen, me sfidën e parë, të luajtur në “Parken Stadium”, e cila përfundoi me rezultatin 1-3.

Në “Etihad” pritet thjesht kalimi për në fazën tjetër i “Qytetarëve”, me këta të fundit, që kërkojnë të ruajnë jo pak energjitë, kjo për shkak se në fundjavë do të përballen me “Të Kuqtë” e Liverrpool, në “Anfield Road”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat