Europa League, përplasje “brirësh”

Futboll

Europa League, përplasje “brirësh”

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Sfida të të njëjtin grup në raundin e 1/8 të finaleve të Ligës së Europës. Gjithçka nis këtë të mërkurë me duelin e Lisbonëse, Sporting – Atalanta. Në fazën e grupeve, Atalanta pat fituar 2-1 në Lisbonë dhe barazoi 1-1 në Bergamo, pa i prishur punë për kryesimin.

Bluzinjtë e Gasperinit vijnë nga një situatë jo e mirë në kampionat, ndërsa janë mundur 0-4 nga Inter dhe 1-2 nga Bolonja, kurse Sportingu kryeson kampionatin portugez.

E enjtja më pas do të sjellë Sparta Praga – Liverpul, apo Roma – Brajton, atje ku verdhekuqtë do të ndjejnë mungesën e Kristensen, që ka patur një tërheqje muskulare në kofshë në ndeshjen me Monzën në kampionat. Kryesuesja e Bundesligës do të jetë në Baku, atje ku Karabag i Redon Xhixhës do të ketë përballë Bajer Leverkusen.

Olimpiku i Marsejës do të jetë përballë Vijareal, ndërsa Milani do të ketë përballë Sllavian e Pragës, sikurse Benfika, Rejnxhërsin, apo Frajburgu, Uest Hemin, të cilat në fakt kanë qenë me një grup. Një raund i Europa League që në fakt ka shumë rivalitet, kurse fituese në fuqi është Sevija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat