Tirana dominon ndaj shkodranëve

Futboll

Tirana dominon ndaj shkodranëve

Më: 2 mars 2024 Në ora: 15:55
Pamje nga një ndeshje

E gjithë vëmendja ditën e sotme në  kampionatin shqiptar është të Klasikja e Shqipërisë.

Në “Loro Boriçi” ora 17:00 do të vihen përballë njëra-tjetrës Vllaznia dhe Tirana. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe që premton spektakël, teksa në fushë do të zbresin dy ekipet më të titulluara në futbollin shqiptar.

Emocionet janë të mëdha në këtë sfidë, e cila prej vitesh tashmë i jep tonin futbollit shqiptar.

Në këtë përbalje shkodranët vijë si favoritë, pasi prej më shumë se 10 javësh nuk e njohin “fjalën” humbje. Ndërkohë në krahun tjetër situata është e kundërta.

Bardheblutë rrezikojnë seriozisht “Final- Four” dhe në këtë mënyrë fitorja në Shkodër është mëse e detyrueshme për objektivat e kryeqytetasve.

Pavarësisht momentit që po kalojnë aktualisht dy ekipet, statistikat e përballjeve direkte thonë diçka tjetër. Në 15 ndeshjet e fundit kryeqytetasit janë superiore ndaj shkoddranëve. 9 ndeshje kanë përfunduar në favor të bardhebluve, teksa  në 3 takime kanë triumfuar kuqeblutë dhe po kaq takime janë mbyllur në barazim mes tyre.

18 gola janë shënuar nga kryeqytetasit në portën e shkodranëve, ndërsa kuqeblutë ia kanë dalë të gjejnë portën e bardhebluve 10 herë. Kujtojmë se dy përballjet e këtij sezoni mes tyre janë “identikë”. 1 fitore për Tiranën me shifrat 1-0 dhe një fitore për Vllazninë po 1-0.

Kujtojmë se kuqeblutë kërkojnë 3 pikët për t’u afruar me 2 pikë me Egnatian kryesuese, teksa nga ana tjetër bardheblutë synojnë triumfin për të qenë në “Final – Four” pasi fitorja e djeshme e Skënderbeut i ka nxjerrë nga top-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat