Humbja e Atalanta në “San Siro”, Gasperini: Interi do të kishte fituar në çdo lloj mënyre, e dija këtë gjë

Futboll

Humbja e Atalanta në “San Siro”, Gasperini: Interi do të kishte fituar në çdo lloj mënyre, e dija këtë gjë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:30
Gasperini

Atalanta u mposht mbrëmjen e së mërkurës me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Interit në “San Siro”.

Në përfundim të ndeshjes, ishte trajneri i Atalanta, Gasperini i cili ka komentuar sfidën.

“Ne luajtëm kundër një Interi të madh, ishte një ndeshje shumë anormale, shumë e çuditshme, dotë mendojmë për ndeshjen e radhës tashmë.

Pati episode që ndikuan në humbjen tonë? E përse? Unë e dija që do të përfundonte kështu kjo ndeshje. Unë e di që Interi do të kishte fituar gjithsesi, por të paktën të kishte qenë një ndeshje e barabartë”, është shprehur ndër të tjera Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat