Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

Futboll

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Sonte zhvillohen edhe katër ndeshje tjera në fazën e 1/8 së finales në kompeticionin më të vjetër në planet, “FA Kup”-ën e Anglisë. Duke filluar nga ndeshja, Çellsi – Lids Junajted nis spektakëli i ndeshjeve në Angli.

Pas humbjes në finalen e “Karabao Kup”-ës, trajneri Poketinjo me djemtë e tij kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, por si kundështar kanë londinezet.

Tri ndeshjet tjera, zhvillohen mes Notingam Forestit dhe Mançester Junajtedit, Vulverhemptonit dhe Brajtonit , si dhe Liverpullit dhe Sautemptonit. Kjo e fundit fillon nga ora 21:00.

Kujtojmë që mbrëmë kualifikimin tutje, siguruan skuadrat, si: Lester Siti, Man. Siti, Kovntri dhe Njukasëll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat