​“Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, presidenti i Portos flet për lëvizjen e Taremit te Interi

Futboll

​“Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, presidenti i Portos flet për lëvizjen e Taremit te Interi

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 16:07
​“Ne nuk mund të bëjmë asgjë”, presidenti i Portos flet për lëvizjen e Taremit te Interi

Presidenti i Portos, Jorge Nuno Pinto da Costa theksoi se si klubi i tij nuk mund të bëjë asgjë për lëvizjen e Mehdi Taremit te Interi.

Taremi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin portugez, dhe është i gatshëm që të largohet si lojtar i lirë në verë, pasi veçse ka arritur marrëveshje me Interin.

Taremi ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare me Interin, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një vit, dhe pritet që të kryejë testet mjekësore me “Nerazzurët” gjatë muajve në vazhdim.

Duke folur për “TMW”, presidenti i Portos, Pinto da Costa, diskutoi situatën e Taremit dhe lëvizjen e tij te Interi në verë.

“Taremi është një lojtar i rëndësishëm, por ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Ai është i rëndësishëm për ne, si të gjithë të tjerët, por në fund, rëndësi ka kush luan. Kjo shkon për Taremin dhe të tjerët. Siç ndodh në klubet e mëdha, gjithashtu ndodh edhe te Paris Saint-Germain”, tha Pinto da Costa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat