Viti i Rei Manajt, turqit janë të sigurt: Do të shitet për 15 milionë euro, ka interes nga…

Futboll

Viti i Rei Manajt, turqit janë të sigurt: Do të shitet për 15 milionë euro, ka interes nga…

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 08:37
Rei Manaj

Rei Manaj është bërë kryefjalë në Turqi. Sulmuesi po kalon ndoshta ditët e tij më të mira në karrierë, teksa me golat e tij po i jep pikët Sivasporit. Janë 14 rrjeta deri tani në kampionat, po aq sa Ikardi, Thiam dhe katër gola më pak se Edin Xheko, i ardhur nga Interi.

Manaj ka arritur që të tregojë gjithë potencialin e tij, duke u bërë një aset i rëndësishëm për klubin turk që tani kërkon të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga shitja e lushnjarit. Rei mbërriti me parametra zero, pasi Uotfordi në Angli u gabua dhe i prishi kontratën dhe e la një lojtar të lirë. Nga një futbollist pa ekip dhe i kthyer prej një dëmtimi, Manaj tashmë vlen 15 milionë.

Këtë shifër kërkon Sivaspori për 27-sulmuesin dhe kjo e konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës që në konferencën e fundit për shtyp para gazetarëve u shpreh se për të ka interesim nga Franca, Spanja dhe Arabia Saudite e deri në Katar:

“Ka interesim për Manajn nga Franca dhe Spanja. Po ashtu kanë kërkuar informacion për të dhe nga Arabia dhe Katari, ku gjithashtu ka skuadra që e duan. Në fundin e sezonit ne do të ulemi dhe do të flasim me palët e interesuara dhe më pas do të vendosim. Ne kërkojmë 15 milionë euro për ta lënë, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe që ka kontratë me klubin. Pa dyshim që do të marrim një vendim në të mirë të të gjitha palëve”, tha Bulent Jugun.

Manaj ka një kontratë me Sivasporin deri në qershor të vitit 2026, por me shumë mundësi në verë sulmuesi do të shitet nga klubi.

Komëtarja – Një shpërthim në këtë sezon, Manaj me shumë mundësi ka siguruar një ftesë nga trajneri Silvinjo për miqësoret e radhës. Shqipëria do të luajë dy takime, me Kilin në 22 mars dhe tri ditë më vonë ndaj Suedisë. Këto ndeshje do të jenë një test për të gjithë ekipin, por edhe për Manajn, përpara Europianit të Gjermanisë. Sulmuesi nuk luan një ndeshje me fanellën kuqezi që prej marsit të vitit 2022 dhe pritet të rikthehet pas dy vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat