Shala: Lufta për titull është e hapur 

Futboll

Shala: Lufta për titull është e hapur 

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 23:50
Adenis Shala

Gostivari është rivali i radhës për Shkëndijen e Tetovës.

Ndeshja do të luhet në Tetovë në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi anësorë Adenis Shala bën thirrje që sa më shumë njerëz të vijnë për ta mbështetur ekipin në pretendimet për të lidhur një seri më të gjatë të fitoreve që do të na dërgonte të ngjitemi në vendin e parë. 

Dueli Shkëndija-Gostivari luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Adenis Shala, tha: “E kemi nisur mjaft mirë pasi fituam ndeshjen e parë me Makedonija Gj.P., edhe pse mendoj se nuk e kemi bërë lojën që kemi dashur që erdhi si ndikim i fushës jo aq të mirë në Shkup.

Tani na pret tjetër ndeshje, mendoj do jetë shumë e vështirë, por gjatë javës jemi përgatitur maksimalisht dhe shpresoj të dalim me fitore”.

Atmosfera?

Adenis Shala:Mendoj se ishte shumë e rëndësishme ta nisnim kampionatin me fitore dhe atmosfera sigurisht se është në nivel.

Tani na pret tjetër takim akoma më i vështirë dhe unë i ftoj tifozët tanë sa më shumë në numër të vijnë të na përkrahin, pasi mbështetja e tyre për ne që gjendemi në terren ka rëndësi shumë të madhe”.

Publiku?

Adenis Shala: “Në këtë pikë ku jemi mendoj se na duhen shumë tifozët, sepse vërtet kur janë me ne ndjehemi sikur luajmë me 12 lojtarë.

I ftoj të vijnë sa më shumë në numër pasi me të vërtetë tashmë edhe lufta për titull është e hapur dhe na duhen më shumë se kurrë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat