Spalletti: Dua të fitoj Evropianin

Futboll

Spalletti: Dua të fitoj Evropianin

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:41
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti ka ide të qarta se cili do të jetë objektivi i Italisë në Kampionatin Evropian: të fitojë.

Pak muaj larg fillimit të turneut kontinental që i sheh italianët si kampionë në fuqi, trajneri që mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Mancinit gjithashtu lëshon një paralajmërim për lojtarët e tij.

"Më duhet të nxjerr një kombëtare të fortë, nuk jam i kënaqur me asgjë.

Dua të fitoj Kampionatin Evropian dhe më pas të fitoj Kupën e Botës. Mund të ndodhë që të eliminohemi menjëherë, por fjalimet që i bëj ekipit janë ato që presin të gjithë nga italianët: ne shkojmë në Gjermani për të fituar, jo për të marrë pjesë.

Historia jonë e kërkon këtë. Për ta arritur këtë, unë kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mire.

Nuk kam kohë për t'i stërvitur: kanë nevojë për diçka që futet brenda tyre dhe ndez një zjarr dhe tu japë besimin se mund ta bëjnë këtë", ka deklaruar trajneri i kombëtares italiane.

"Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spalletti leh dhe më pas nuk ka dhëmbë të kafshojë, por ata e kanë gabim dhe tani ka disa gjëra që duhen sqaruar. Që tani e tutje duhet të lënë Playstations në shtëpi.  

Do t’iu shpik unë ndonjë lojë te vogël për të kaluar natën”, ka thënë mes të tjerash  Luciano Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat