Benzema shënon autogol, por Al Ittihad kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Benzema shënon autogol, por Al Ittihad kualifikohet në çerekfinale

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 20:12
Benzema

Al Ittihad është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Skuadra e Marcelo Gallardos mundi Navbahor Namangan, nga Uzbekistani, 2-1 në shtëpi.

Pasi u la jashtë skuadrës në barazimin e ndeshjes së parë, Benzema ishte sërish një opsion për njëmbëdhjetëshen e parë të sauditëve.

Në minutën e 25-të, sulmuesi francez gjeti rrjetën.., por në portën e tij. Pas një goditjeje dënimi nga Navbahor Namangan, Benzema, në përpjekje për ta larguar rrezikun, e dërgoi në portën e tij, duke “tradhtuar” portierin Al Muaiouf.

Para se të mbyllej pjesa e parë, AL Ittihad arriti të barazonte. Në minutën e 45+6, pas një goditjeje nga këndi, Benzema me kokë dërgoi topin drejt Hamdallah, i cili përballë portierit kundërshtar e e çoi rezultatin në 1-1.

Në minutën e 75-të, Benzema shënoi për sauditët, por goli u anulua përfundimisht për shkak të pozicionit jashtë loje të francezit.

Megjithatë, goli i fitores për Al Ittihad erdhi në minutën e 87-të, kur pas një goditjeje nga këndi, sulmuesi i Navbahor Namangan Trabatadze, ashtu si Benzema, e çoi topin në portën e tij, 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat