Detajet e marrëveshjes Mbappe - Real Madrid

Futboll

Detajet e marrëveshjes Mbappe - Real Madrid

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Kylian Mbappe

Tani mund të ketë pak dyshime për destinacionin e ardhshëm të Kylian Mbappes.

Pasi e informoi klubin për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit, është raportuar se është arritur një marrëveshje që kapiteni i Francës t’i bashkohet Real Madridit.

Madje, sipas raportimeve të fundit nga “BBC”, Mbappe do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me “Los Blancos”, me vlerë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ylli francez do të  fitojë gjithashtu një bonus nënshkrimi prej 150 milionë eurosh, i cili do t’i paguhet gjatë pesë viteve.

Marrëveshja mes palëve thuhet se nuk është ende e nënshkruar.

Një zyrtarizim mund të bëhet vetëm pasi të mësohet se Real Madridi dhe PSG-ja nuk mund të takohen mes vete në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Momentalisht të dy skuadrat janë ende në garë, konkretisht në fazën e 1/8 së finales.

Raportohet gjithashtu se 25-vjeçari mund të marrë fanellën me numrin 10 te Real Madridi, nëse Luka Modric do të largohet përfundimisht në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat