Situata tek Dinamo?

Futboll

Situata tek Dinamo?

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Dinamo

Lorenco Vila dhe Klevi Qefalia janë dy mungesat e sigurta të Dinamos për ndeshjen e sotme në Laç.

Sulmuesi durrsak është i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndeshjen me Partizanin, ku Dinamo fitoi 2-1 dhe ai realizoi golin e dytë. Ndërsa mesfushori Qefalia ka një dëmtim që nga koha kur ishte te Tirana dhe për ndeshjen e sotme stafi teknik nuk ka dashur ta rrezikojë.

Mesfushori i ri ka luajtur pak minuta në dy ndeshjet e fundit në kampionat, por nuk është ne gjendjen e duhur fizike.

Mbetet për t’u parë ndërkohë se çfarë do të ndodhë me Andonin, që ka bërë stërvitje me grupin, edhe pse jo në 100 %.

Nëse rikuperohet në kohë, do të sillte qetësi për trajnerin Mehmeti, në të kundërt do të ishte vërtet problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat