Ter Stegen: Të zhgënjyer, por nuk ka mbaruar ende

Futboll

Ter Stegen: Të zhgënjyer, por nuk ka mbaruar ende

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:47
Mark Andre Ter Stegen

Mark Andre Ter Stegen u kthye për të luajtur për Barçën pas operacionit të tij në shpinë.

Një rikthim pozitiv për trajnerin më të mirë të sezonit të kaluar. Kundër Granadës ai ka pësuar tre gola dhe duke shpëtuar disa të tjerë. Kapiteni “cule” foli për “Esport3” pas ndeshjes, duke shprehur zhgënjimin për barazimin, por pa hequr dorë nga gara.

“Sezoni është i gjatë. Është diçka që varet nga ne nëse mund të fitojmë të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur deri në fund. Do të luajmë kundër Realit, kundër Gironës dhe kemi mundësi të rikuperojmë pikë.

Por duhet të përmirësohemi ndjeshëm, duhet të fokusohemi te vetja.

Titulli në La Liga është i vështirë, ka ekipe me shumë personalitet dhe asnjë ndeshje nuk është e lehtë për t’u fituar. Klasifikimi na dënon të jemi aty ku jemi, por nuk tregon plotësisht realitetin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat