Tyson tregon muskujt

Futboll

Tyson tregon muskujt

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:59
Tyson

Mike Tyson me fanellën e Juventusit. Ky është postimi i fundit i bardhezinjve në rrjetet sociale: “Stërvitja e Juves do të jetë shumë më e vështirë nga sot. Bardhezi, padyshim janë ngjyra që ju përshtaten”.

Poza e kampionit të boksit, që tregon muskujt dhe numrin 1 të personalizuar, dhuratë e realizuar dhe dhënë atij nga klubi i Juventusit, është bërë një “hit” i madh në Instagram dhe rrjetet e tjera sociale.

Tyson është në Torino për lançimin e filmit “Bunny-Man”. Ai luan rolin e një superheroi të maskuar, që mban fytyrën e një lepuri për t’u hakmarrë për vdekjen e motrës, e cila kreu vetëvrasje pas përhapjes së imazheve pa pëlqimin e saj.

Ish-kampioni i shumëfishtë i botës në boks, peshat e rënda, luan një nga rolet kryesore në filmin e ri të prodhuar nga “TaTaTu” dhe Andrea Iervolino.

Tyson do të qëndrojë në Itali deri në fund të javës, por ka deklaruar se do të rikthehet patjetër për të xhiruar një film si protagonist, me një regjisor që ka fituar dy çmime Oscar, emri i të cilit megjithatë do të zbulohet vetëm pas pak javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat