Gjashtë ish lojtarë të Realit në mesin e golashënuesve në portën e madrilënëve

Futboll

Gjashtë ish lojtarë të Realit në mesin e golashënuesve në portën e madrilënëve

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Reali

Reali është mbrojtja më e mirë në La Liga në këtë sezon, me vetëm 15 gola të pësuar pas 23 javësh kampionat.

E veçanta qëndron në faktin gati gjysmën e golave të pësuar në këtë sezon në La Liga, Realit ia kanë shënuar lojtarë të dalë pikërisht nga ky klub. I fundit ishte Markos Lorente, mbrojtësi i Atletikos së Madridit, i cili i shënoi në derbin e së dielës.

Lorente ka luajtur më parë në akademinë e Realit, duke arritur madje dhe të debutojë me ekipin e parë.

Por të dielën në derbi i shënoi Realit duke i hequr mundësinë të shkëputet me 4 pikë nga Xhirona. Por Markos Jorente nuk është i vetmi në këtë listë të veçantë të golashënuesve kundër “Los Blankos”.

Përveç tij, Realit i kanë shënuar në këtë sezon në kampionat edhe 5 lojtarë të tjerë që më parë kanë veshur fanellën e bardhë: Arribas (Almeria), Majoral, Duro, Munjoz dhe Alvaro Morata i kanë shënuar gjithashtu Realit në këtë sezon të paktën nga një gol.

Mes të gjithëve spikat Alvaro Morata, i cili i ka shënuar dy rrjeta me fanellën e Atletikos së Madridit.

Tani pritet për t’u parë se cili do të jetë i radhës ish-madrilen që do të shënojë në portën e “Los Blankos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat