Portieri spanjoll ende pa ekip

Futboll

Portieri spanjoll ende pa ekip

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 12:11
David De Gea

Portieri spanjoll ende pa ekip!

Konsiderohej një nga portierët më të mirë në botë, mirëpo pas ndëprerjes së kontratës, me “Djajtë e Kuq” të Manchester United, “gardiani” spanjoll i portës, David De Gea vazhdon të jetë pas një ekip, me 33-vjeçarin, që vijon të mbetet një nga më të kërkuarit në tregun e transferimeve, mirëpo asnjë nga oferatat e derimëtanishme nuk e kanë bindur “iberikun” të rikthehet në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, oferta më e fundit ishte nga anglezët e Nottingham Forest, me këta të fundit që nuk arritën do ta bindin “shtatlartin” e portës e për këtë arsye nënshkruan me belgun, Matz Sels, nga francezët e Strasbourg, në ditën e fundit të merkatos, për të mos lënë bosh portën e skuadrës.

Ndër të tjera, në raportimet e britanikëve përflitet edhe për një rikthim të spanjollit, në “Old Trafford”, pas paraqitjeve zhgënjyese të kamerunasit, Andre Onana, ndërsa një tjetër opsion është kalimi te “Bardhezinjtë” e Neëcastle, pas dëmtimit afatgjatë të Nick Pope, mirëpo deri më tani këto dy “pista” janë thjesht aludime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat