Kumbulla do të kryejë nesër vizitat mjekësore

Futboll

Kumbulla do të kryejë nesër vizitat mjekësore

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:51
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla mund të quhet lojtari më i ri Sasuolos.

“Tuttomercatoëeb”-i njofton se Roma dhe Sasuolo kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

Ditën e nesërme, mbrojtësi shqiptar do të udhëtojë për të kryer vizitat mjekësore.

23-vjeçari ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me fanellën e Romës këtë sezon, teksa së fundmi është rekuperuar nga dëmtimi i vështirë që pësoi në pranverën e shkuar.

Sasuolo ka hasur vështirësi në fazën e mbrojtjes në këtë sezon dhe Marash Kumbulla shihet si alternativa e duhur për të përforcuar prapavijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat