Vjen talenti italian, largohen Kumbulla e Belotti

Futboll

Vjen talenti italian, largohen Kumbulla e Belotti

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:08
Baldanzi

Roma 'ndizet' në merkato/ Vjen talenti italian, largohen Kumbulla e Belotti

Zhvillime intensive te Roma, në orët e fundit të merkatos së dimrit, teksa verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me Empolin për transferimin e mesfushorit të talentuar Tommaso Baldanzi.

Futbollisti 20-vjeçar u kërkua me ngulm nga verdhekuqtë, që ia dolën të bindin Empolin vetëm në orët e fundit. Baldanzi do të udhëtojë drejt kryeqytetit të enjten për të kryer testet mjekësore dhe firmosur kontratën, para se të vihet nën urdhrat e trajnerit De Rossi.

Italiani cilësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit dhe transferimi i tij konfirmon planet e Romës për të ‘italianizuar’ organikën.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e formulës së huazimit 18-mujor me detyrim blerjeje, teksa kostoja totale e kartonit të Baldanzit do të shkojë rreth 15 milionë euro.

E ndërkohë që Baldanzi vjen, nga verdhekuqtë largohen Kumbulla e Belotti. Mbrojtësi shqiptar do t’i bashkohet Sassuolos për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa sulmuesi Belotti do të transferohet te Fiorentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat