​Lojtarët e Barcelonës duan Luis Enrique si trajner

Futboll

​Lojtarët e Barcelonës duan Luis Enrique si trajner

Më: 28 janar 2024 Në ora: 18:35
Xavi Hernandez

Trajneri dhe legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka njoftuar se do të largohet nga stoli në fund të sezonit.

Media të shumta kanë nisur të spekulojnë se kush do ta pasojë dhe mediumi Sport katalanas pretendon se lojtarët duan rikthimin e Luis Enrique, trajnerit aktual të PSG.

Kujtojmë se Enrique drejtoi Barcelonën nga viti 2014 deri në 2017 dhe fitoi nëntë trofe me të.

Ai ishte gjithashtu trajner i Romës dhe Celta Vigos dhe trajner i Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat