Interi sfidon Barcelonën, për një nga talentet e të ardhmes

Futboll

Interi sfidon Barcelonën, për një nga talentet e të ardhmes

Më: 25 janar 2024 Në ora: 11:17
Lukas Bergvall

Interi po punon drejt së ardhmes, duke u përpjekur të sigurojë një nga talentet më të mirë në futbollin e të rinjve skandinav.

Emri i suedezit Lukas Bergvall, mesfushorit 17- vjeçar nga Djurgardens, tashmë është lidhur me klubin zikaltër në të kaluarën dhe është kthyer sërish në vëmendje.

Siç raporton “Sky Sport”, Barcelona ka disa kohë që ka bërë lëvizje për sa i përket talentit të vitit 2006, pasi ka ofruar tashmë 10 milionë euro, por Marota dhe Auzilio nuk kanë ndërmend të heqin dorë dhe janë gati të sfidojnë katalanasit. Interi ka kërkuar informacion për të kuptuar mundësinë e operacionit në funksion të verës së ardhshme.

Nga ana tjetër Sançez vazhdon të qëndrojë stoik në dëshirën e tij për të mos u larguar nga skuadra në janar edhe pse zikaltrit shpresonin te një largim i tij për të sjellë një emër që ofronte më shumë garanci në Milano.

Një nga alternativat ka qenë edhe rikthimi i Valentin Karbonit nga huazimi te Monza, por Galiani ka refuzuar ndërprerjen e huazimit të 18-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat