Roma dëshiron të mbajë Azmoun, refuzohet oferta e Sevillas

Futboll

Roma dëshiron të mbajë Azmoun, refuzohet oferta e Sevillas

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:48
Sardar Azmoun

Roma nuk ka ndërmend të provohet nga shërbimet e Sardar Azmoun.

Fabrizio Romano, gazetar Italian i specializuar për merkaton e futbollistëve, shkruan se sulmuesi iranian, për momentin jo në gjendjen më të mirë fizike dhe i përfshirë në Kupën e Azisë me kombëtaren e tij, mund të bëhet më qendror për Daniele De Rossin nëse Andrea Belotti largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Për këtë arsye, verdhekuqtë refuzuan ofertën e Sevillas për lojtarin e huazuar nga Bayer Leverkusen, me të cilin kryeqytetasit nuk duan ta ndërpresin marrëveshjen para kohe.

Qendërsulmuesi deri më tani ka bërë 15 paraqitje dhe ka shënuar një gol me fanellën e Romës, të cilën do ta mbajë të paktën deri në qershor, duke qenë se huazimi i tij skadon më 30 të atij muaji.

Me De Rossin mund të ndryshojë  minutazhi i futbollistit në fushë, teksa më Mourinhon ai kryesisht qëndronte në stol dhe në mënyrë sporadike ka qenë pjesë e formacionit startues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat