Lautaro barazon Vierin

Futboll

Lautaro barazon Vierin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 13:02
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez po kthehet në lojtarin simbol të Interit. Sulmuesi argjentinas shënoi golin e fitores përballë Napolit, duke i dhuruar skuadrës së Inzaghit Superkupën e Italisë. Me këtë gol, kapiteni i Interit hedh një tjetër hap drejt librave të historisë së skuadrës zikaltër.

Lautaro Martinez ka arritur kuotën e 123 golave të shënuar me fanellën e Interit, duke barazuar një legjendë si Vieri. Vetëm tetë sulmues zikaltër qëndrojnë më lart se ai në renditjen e golashënuesve të të gjitha kohërave të Interit dhe për të ngjitur një tjetër shkallë në këtë klasifikim mungon vetëm një gol.

Argjentinasi ka shënuar 97 gola në kampionat, 12 në Champions League, 8 në Kupën e Italisë, 3 në Europa League dhe 3 në Superkupën e Italisë. Rritja e sulmuesit nga vitit në vit ka qenë evidente nga 9 gola të shënuar në sezonin 2018-19 në 27 gola të shënuar sezonin e kaluar (2022-23), ndërsa në sezonin aktual “demi” ka shënuar 21 gola.

Renditja e golashënuesve më të mirë në të gjithë historinë e Interit:

GIUSEPPE MEAZZA - 284 gola

ALESSANDRO ALTOBELLI – 209 gola

ROBERTO BONINSEGNA – 171 gola

SANDRO MAZZOLA – 160 gola

LUIGI CEVENINI III – 158 gola

BENITO LORENZI – 143 gola

ISTVAN NYERS – 133 gola

MAURO ICARDI – 124 gola

CHRISTIAN VIERI – 123 gola

LAUTARO MARTINEZ – 123

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat