Milan vendos si prioritet një sulmues

Futboll

Milan vendos si prioritet një sulmues

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:59
Jonathan David

Milan do të ketë një prioritet për nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri në merkaton e verës dhe tashmë kuqezinjtë kanë pikasur një alternativë tepër të rëndësishme.

Milan është në kërkim të një trashëgimtari të mundshëm të Giroud, pasi edhe mosha e tij nuk premton gjatë, por edhe kontrata e francezit skadon së shpejti.

Kuqezinjtë kanë kohë që mendojnë për kanadezin e Lille, Jonathan David, por tashmë ka hyrë edhe një emër i ri në skenë.

Bëhet fjalë për supertalentin e Bologna, Zirkzee. Sipas gazetarit italian të merkatos, Matteo Moretto, Bologna herët a vonë do të fillojë diskutimet me Milanin rreth Alexis Saelemaekers, i cili është i huazuar te kuqeblutë, dhe se kërkojnë ta transferojnë përfundimisht.

Kështu, Milan do të përfitojë nga ky rast dhe do të përfshijnë lojtarin e krahut për të tentuar transferimin e Zirkzee.

Megjithatë, për yllin e Bologna ka interes edhe nga Premier League, ku Manchester United po e vrojton me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat