Presidenti i Napolit nën hetim nga Prokuroria e Romës

Futboll

Presidenti i Napolit nën hetim nga Prokuroria e Romës

Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:09
Aurelio De Laurentiis - djathtas

Prokuroria e Romës mësohet se ka nisur një hetim për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për marrëveshjen me Lille për Osimhenin.

Zyra e Prokurorit të Romës po e heton kreun e klubit napolitan dhe drejtues të tjerë si të dyshuar për krim financiar, pasi kanë rritur në mënyrë fiktive fitimet për të mbuluar blerjen e sulmuesit nigerian nga skuadra franceze.

Së bashku me presidentin De Laurentiis, nën hetim janë edhe bashkëshortja e tij (në rolin e zëvendëspresidentit të Napolit), dy fëmijët e tij dhe disa anëtarë të bordit drejtues të klubit italian.

Sulmuesi nigerian u ble nga Napoli në verën e vitit 2020 për 70 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Megjithatë, 20 milionë u mbuluan nga transferimi i njëkohshëm te Lille i portierit Karnezis dhe tre të rinjve: Palmieri, Manzi dhe Liguori.

Drejtësia sportive ka shprehur tashmë opinionin e saj për çështjen “Osimhen” me Gjykatën Federale Kombëtare, e cila nuk kishte pranuar kërkesën për 11 muaj e 5 ditë ndalim të kërkuar për De Laurentiis nga Prokuroria Federale.

Nëse do të dalin elemente te reja nga letrat e Prokurorisë së Romës, çështja mund të rihapet siç ka ndodhur tashmë me Juventusin, që u penalizua me 10 pikë sezonin e kaluar për çështjen e fitimeve kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat