Mourinho arrin marrëveshje me këtë ekip

Futboll

Mourinho arrin marrëveshje me këtë ekip

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:12
Mourinho

Vetëm pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit tek Roma, Jose Mourinho shumë shpejtë pritet të bëhet me ekip të ri.

Thuhet se Mourinho ka rënë dakord të bëhet menaxheri i ri i skuadrës së Arabisë Saudite, Al-Shabab.

Sipas mediumit saudit Aaësat, Mourinho mbajti një takim me ‘Zoom’ me drejtorin sportiv, Dominico Tite, përpara se të pranonte verbalisht të bëhej menaxheri i tyre i ri.

Ekipi i rekrutimit të Superligës së Arabisë Saudite tashmë i kishte dhënë Al-Shabab lejen për të diskutuar një kontratë marramendëse.

Dhe Mourinho supozohet se do të fluturojë për në Riad në ditët në vijim për të finalizuar kushtet e marrëveshjes së tij të re.

Al-Shabab nuk e ka fituar titullin e Superligës së Arabisë Saudite për 12 vjet, ndërsa trofeu i tyre i fundit erdhi një dekadë më parë në Kupën e Mbretit Saudit.

Al-Shabab aktualisht është në vendin e 11-të në tabelë.

Ylli i Belgjikës, Yannick Carrasco është ylli i tyre kryesor, që kushton vetëm 13 milionë funte nga Atletico Madrid verën e kaluar.

Ish-mbrojtësi i Wolves ,Romain Saiss dhe ish-mesfushori i Argjentinës Ever Banega janë gjithashtu në ekipin e Al-Shabab.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat