Astrit Fazliu paralajmëron garë të madhe për kreun e tabelës 

Futboll

Astrit Fazliu paralajmëron garë të madhe për kreun e tabelës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 janar 2024 Në ora: 19:06
Astrit Fazliu në veprim

Disa skuadra janë kandidate për vend të parë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A dhe B.

Interesant është edhe në Grupin A, ku Dinamo e Ferizajt është kampione vjeshtore me 30 pikë por ka 7 pikë më shumë se Suhareka, 9 se Trepça ’89 dhe 10 se Drenica e Trepça.

Në Grupin B, Vjosa është kampione vjeshtore me 31 pikë e ndjekur nga Prishtina e Re me 30, Ferizaj 29, Ulpiana 28.

Futbollisti me përvojë dhe anëtar i Vjosës së Shtimes, Astrit Fazliu, e pret një pranverë interesante në garën për vendin e parë.   

“Vjosa ka bërë ndeshje shumë të mira dhe e ka mbajt hapin në mënyrë shumë të mirë.

Tashmë është në krye por ka ndeshje ende çdo gjë është e hapur”, thotë Fazliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A e ndjeni presionin?

“Patjetër.

Deri në fund do të jetë një luftë e madhe, se cila do të futet në Superligë përmes vendit të parë apo barazhit”, ka përfunduar Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat