Thumbon

Futboll

Thumbon

Më: 11 janar 2024 Në ora: 22:31
Andrea Kambiaso

Në Torino tifozët e Juves kanë një idhull më shumë.

Ai është Andrea Kambiaso, mbrojtësi i majtë, i cili kur duhet bën edhe mesfushorin, një lojtar xhol, por që konfirmohet edhe një ultras bardhezi në momentet që duhet.

Në një video të fundit me Bremerin në rrjetet sociale, dy juvetinët jo vetëm që kanë qeshur me njëri-tjetrin, por në një moment Kambiaso ka thumbuar keq edhe rivalët e përjetshëm të Interit:

“Formacioni im ideal për vitin 2023 është: Shezni, Kim, Van Dajk, Teo Hernandez, Arnold, Bellingam, Kieza, Rodri, Mbape, Vinicius dhe Mesi.

Por pa dyshim që titullin e lojtarit të vitit e meriton Rodri (i Sitit), i shënoi Interit në finale”, e mbyll Kambiaso mes të qeshurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat