Favorit është Reali

Futboll

Favorit është Reali

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Me Real Madridin që gëzon një moment të mirë dhe Atletiko Madridin në një rënie të vogël, rivalët e qytetit takohen sonte në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, në Arabinë Saudite.

Real Madridi ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe po shijon një seri prej 19 ndeshjesh pa humbje radhazi.

Humbja e vetme e skuadrës këtë sezon erdhi kundër Atletiko-s në ligën spanjolle, 3-1 në stadiumin “Metropolitano”.

Të dy skuadrat kërkojnë kalimin në finalen e madhe, atje ku do të përballen me fituesin nga ndeshja, Barcelona – Osasuna. Ky takim fillon në ora 20:00 dhe i njëjti luhet në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat