Mungon në debutimin në Kupën e Afrikës

Futboll

Mungon në debutimin në Kupën e Afrikës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:03
Andre Onana

Portieri i Kamerunit Andre Onana do të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës, që skuadra e tij do të luajë kundër Guinesë.

Portieri i ka dhënë prioritet Manchester United dhe ka zgjedhur që të luajë në ndeshjen kundër Tottenhamit në kampionatin anglez, sfidë që do të zhvillohet në 14 janar.

Për rrjedhojë ai do të mungojë në ndeshjen debutuese të Kamerunit kundër Guinesë në turneun më të rëndësishëm kontinetal, që do të luhet në 15 janar. Sipas “FootMercato”, vendimi i Onanas është pranuar edhe nga presidenti i federatës së Kamerunit Samuel Eto'o.

Portieri do të luajë në Premier Ligë kundër Tottenhamit (14 janar) dhe pas ndeshjes do të udhëtojë drejt Bregut të Fildishtë për tu bashkuar me skuadrën kombëtare, që do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Afrikës 24 orë më pas (15 janar).

Duket e vështirë që portieri të luajë në sfidën ndaj Guinesë, por do të jetë gati për sfidën e dytë në grup ndaj Senegalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat